Lajmet e fundit

Para të qenit brune apo biondinë, këngëtarja nga Shqipëria ka një dilemë të madhe.
Çiljeta Xhilaga me të vërtetë e ka një hall të madh, sepse nuk po mund të vendosë se me cilën ngjyrë flokësh të përfundojë.
Sipas saj, kjo është edhe mëdyshja më e madhe që ka dhe këtë e ka bërë dert edhe me fansat e saj në instagram.
Ajo ka publikuar një fotografi, ku ka bashkuar dy imazhe të sajat, në njërën brune e në tjetrën biondinë, dhe shkruan se nuk po mund të zgjedhë.
Mirëpo, sigurisht që cilëndo pamje që ajo e zgjedhë, do të duket për bukuri.
Së fundmi, Çiljeta i është nënshtruar edhe një operacioni të kirurgjisë plastike, jo ëpr të zmadhuar gjoksin siç bëjnë shumica e grave, por për ta zvogëluar.
https://www.instagram.com/p/BMUC28zj0rM/?taken-by=ciljetaxhilaga