17.02.2020 · përditësuar para 2332 dite1 min lexim
Kur Rosie Huntington-Whitely flet për punë regjimesh ushqimore dhe ushtrimesh, ne dëgjojmë.
Në një intervistë me Sunday Times Style, 32-vjeçarja zbuloi se është praktikante e agjërimit të përkohshëm. Ajo përpiqet që vaktin e fundit të ditës ta konsumojë në orën katër pasdite.
Dita për të nis rreth orës tetë. Për mëngjes, pi çaj matcha me qumësht drithi. Përgjatë ditës konsumon proteina dhe perime të freskëta. Rosie shmang mishin e kuq, karbohidratet dhe sheqerin e rafinuar. Darkën e ha rreth orës 4-6, por jo gjithmonë. Edhe ajo njeri është.
“I jep kohë trupit të tresë gjithçka,” shpjegon ajo. “Sigurisht, nëse dal për darkë, e shtyj orarin. Jam fleksibël sepse ndonjëherë duhet të kënaqesh", shkruan Anabel.
https://www.instagram.com/p/B4K_SdenZm6/?utm_source=ig_embed
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.