16.03.2017 · përditësuar para 3425 dite1 min lexim
Erion Gashi, vogëlushi nga Mramori i cili u gjet i gjallë sot gjatë paradites është duke kaluar kohë së bashku me familjarët e tij.
Ai ka folur për kamerën e Klan Kosovës dhe me përgjigje të shkurtra ka treguar se si i ka shkuar nata mbrëmë.
Më poshtë është deklarata e plotë e tij:
I vogli Gashi është gjetur sot rreth orës 10:20.
Klan Kosova mëson se fëmija mbrëmë ka fjetur në një objekt afër një antene që gjendet në bjeshkët e kësaj pjese të Mramorit.
Erion Gashi në mëngjes pasi është zgjuar sot në mëngjes – ka marrë rrugën për t`u kthyer në shtëpi dhe gjatë asaj kohe ai është gjetur nga Forca e Sigurisë së Kosovës së bashku me familjarët e tij.
Vogëlushi Gashi ka humbur dje rreth orës 17:00, dhe që nga ajo kohë familja, bashkëfshatarët dhe ekipet e Policisë e FSK-së, kanë nisur kërkimin e tij i cili ka rezultuar me gjetjen e tij.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.