Lajmet e fundit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmendi të enjten një darkë që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçit pati me emisarin e Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell rreth një vit më parë.
Këtë darkë, kreu i Vetëvendosjes, e riktheu në vëmendje gjersa po bënte homazhe tek varri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova me ç`rast edhe komentoi vendimin e KGJK-së përmes së cilit nuk do t`i lejohet të garojë si deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Klan Kosova.
“Ne kemi dorëzuar listën tonë ashtu siç është kërkuar, ajo është lista jonë. Para një vitit ka qenë në Kosovë, Grenelli për një darkë me ish-Presidentin por ai është vit i kaluar. Mendoj që Institucionet e shtetit duhet të apdejtohen në rrethana të reja kur jemi në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit, zgjedhje këto të cilat kanë ngjallur një entuziazëm të paparë për pjesëmarrje”
https://klankosova.tv/grenell-problemi-zgjidhet-me-krijimin-e-vendeve-te-punes-video/