Lajmet e fundit

Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit gjatë ditëve të fundit nuk janë paraqitur tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.
Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa sipas këtij instituti gjatë këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar e cila ka arritur në vlerën 47.3µg/m3.
Ndërsa përqëndrime të larta janë paraqitutr me ndotësin PM2.5 i cili ka arritur vlerën maksimale e mesatares ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 41.2µg/m3, transmeton Klan Kosova.