Lajmet e fundit

Një kamion që ka bllokuar rrugën në Zupq, po qëndron edhe sot aty, pasi serbët lokalë e vendosën dje si barrikadë.
Serbët lokalë fillimisht filluan tensionet me shpërthim bombash, pas caktimit të datës së zgjedhjeve në katër komunat veriore, por, ata dje filluan edhe më vënien e barrikadave, pas arrestimit në Jarinje të ish-zyrtarit policor, Dejan Pantiq, i cili dyshohet se ka organizuar sulmin në zyret e KKZ-së në veri, ku u sulmun zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policor.
Pantiq akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues.