Lajmet e fundit

Pas deklaratës së Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, se ka fakte dhe dëshmitarë që e kanë përgjuar punonjës të administratës, ka reaguar deputeti socialist, Erion Braçe.
Sipas tij, Nishani mund të jetë përgjuar nga kryeprokurori.
“E dëgjoj, pastaj e lexoj, pastaj e dëgjoj prapë dhe e rilexoj,
Presidentin e Republikes Bujar Nishani, thotë: Më kanë përgjuar!!
Mundohem të kuptoj si dhe kush e ka përgjuar dhe hiç!!
Nuk e kuptoj në botë si e kanë përgjuar dhe kush e ka përgjuar!
Ai thotë se administrata ka survejuar jetën e tij private dhe të familjes.
Po si?
Unë me pergjim kuptoj këtë punën e veshit në telefon, mobil apo fiks, në shtepi apo në zyrë.
Këtë përgjim e bën SHIK, Prokuroria; nuk di tjetër.
Mos vallë kjo është arsyeja që Presidenti nuk e do më Prokurorin?
Por ai prapë thotë: më ka përgjuar administrata.
Ç’është ky stil i ri përgjimi që Presidenti e di dhe ne nuk e kuptojmë?” shkruan Braçe./<Mapo.al/