Lajmet e fundit

Një grua nga Misisipi është shpallur fajtore pasi autoritetet e kanë akuzuar atë dhe te fejuarin e saj se janë përpjekur t’i bashkohen Shtetit Islamik.
Jaelyn Delshaun Young 20 vjeçare, ishte e akuzuar se kishte siguruar mbështetje materiale për grupin terrorist.
Ajo mund të përballet me 20 vjet burg dhe mund të detyrohet të paguajë një gjobë prej 250,000 dollarë.
Ndërsa edhe i fejuari i saj Muhammad Oda Dakhlalla, është shpallur fajtor në fillim të këtij muaji.
Çifti është arrestuar në aeroportin e Misisipit, në rrugën e tyre për në Siri, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Sipas zyrtarëve ligjorë, Dakhlalla është i biri i një imami të Misisipit, kurse Young është e bija e një zyrtari policor e cila së fundmi është konvertuar në islam.
Prokurorët kanë bërë të ditur se FBI ka zhvilluar hetime “undercover”, duke e identifikuar Young si një përdoruese e Twitter e cila i përkrahë militantët e Shtetit Islamik. Më pas ajo ka rrëfyer se po planifikon që t’i bashkohet ISIS-it me të fejuarin e saj.