Lajmet e fundit

Samiti për Demokraci i organizuar nga Shtëpia e Bardhë në Washington ka filluar që nga dje agjendën e tij.
Dita e sotme në kuadër të këtij eventi, do të fillojë me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, i cili do t'i hap punimet e samitit.
Nga ora 08:00 e mëngjesit e kësaj të marte, me orë lokale në Kosovë ora 14:00, Biden do mbajë fjalimin hyrës.
Pas tij, fjalën do ta marrë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Tutje, pason sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, njofton Klankosova.tv.
Në samit do të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor. Samiti do të mbahet në platëformën online dhe do të zgjas edhe nesër
Për më shumë detaje të agjendës klikoni këtu.