Lajmet e fundit

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mbajnë sot mbledhjen e tetë të përbashkët, njofton Klankosova.tv.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për agjendën e këtij takimi, transmeton Klankosova.tv.
Pritja dhe mbledhja do të mbahen në një hotel në kryeqytet, ku delegacioni i Qeverisë shqiptare pritet të arrijë aty në orën 10:45, derisa në orën 11:00 është planifikuar pritja e kryeministrit Edi Rama nga kryeministri Albin Kurti.