Lajmet e fundit

Në mbledhjen e tretë të përbashkët të dy Qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë e cila mbahet nesër në ambientet e Bibliotekës Kombëtare, priten të nënshkruhen 7 marrëveshje në fusha të ndryshme mes tyre.
Klan Kosova ju sjellë agjendën e kësaj mbledhjeje sipas së cilës delegacioni shqiptar do të arrijë në pikën kufitare të Vërmicës në orën 10:00, kurse në orën 11:00, do të arrijë në Bibliotekën Kombëtare.
Sipas agjendës, në orën 11:10 do të zhvillohet pritja ceremoniale e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, për homologun e tij shqiptar, Edi Rama.