Përfaqësuesja e Kosovës sot pritet të mbajë konferencë për media para ndeshjes me Malin e Zi.
Kjo përballje e cila zhvillohet të hënën duke filluar nga 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, është shumë e rëndësishme për kualifikimet Euro 2020.
Pas konferencës në ora 17:30, Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore për këtë ndeshje.
Konferencë për media do të mbajë edhe përfaqësuesja e Malit të Zi duke filluar nga ora 19:30. Gjithashtu pas konferencës edhe malazezët do ta zhvillojnë seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Dardanët.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.