01.07.2019 · përditësuar para 2565 dite1 min lexim
Kit Harington dhe gruaja e tij, Rose Leslie, u panë bashkë për herë të parë pasi aktori doli nga rehabilitimi.
Ylli 32 vjeçar i Game of Thrones, dhe 32 vjeçarja, u panë duke ecur rreth rrugëve të Londrës, saktësisht në lagjen Soho, transmeton Klan Kosova.
Muajin e kaluar u raportuar se Kit Harington ishte në rehabilitim për stres dhe alkool. Atëherë, Kit sapo kishte përfunduar një turne të madh shtypi për sezonin e fundit të Game of Thrones.
Kit dhe Rose, të cilët u njohën në setin e serisë më të famshme në botë, u martuan në fund të qershorit të vitit të kaluar.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.