Lajmet e fundit

Ipeshkvia e Kosovës si shenjë solidarizimi me të vdekurit dhe të plagosurit e sulmeve terroriste në Stamboll dhe Bangladesh ka mbajtur ditën e diell meshë solidarizuese në të gjitha Kishat e vendit.
Kryeipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji, gjatë meshës në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë tha se të gjithë duhet të solidarizohemi me viktimat e sulmeve terroriste. Ky uroi që të plagosurit si në Turqi e po ashtu në Bangladesh të gjejnë shërim sa më shpejt dhe të mos përsëriten akte të tilla askund në botë. Dodë Gjergji kërkoi nga institucionet fetare e shtetërore që të kenë kujdes më shumë ndaj këtyre sulmeve terroriste, njofton Klan Kosova.
Bile Kryeipeshkvi tha se këto tragjedi shumë lehtë mundë të ndodhin edhe në trojet shqiptare, prandaj duhet të merremi me parandalim të tyre shumë më seriozisht.