Lajmet e fundit

Kirsten Dunst është bërë nënë.
Sipas disa burimeve pranë revistës People, aktorja 35 vjeçare ka mirëpritur fëmijën e saj të parë me të fejuarin e saj, Jesse Plemons, gjatë vikendit.
Po të njëjtat burime kanë konfirmuar se çifti janë bërë prindër të një djali të shëndetshëm dhe se aktorja bashkë me foshnjen janë mirë me shëndet.
Por askush nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë lajm, transmeton Klan Kosova.
Aktorja u bë nënë, vetëm tre muaj, pasi e konfirmoi se është shtatzënë.
Dunst dhe Plemons janë në lidhje qysh nga viti 2016, pasi ishin takuar në xhirimet e sezonit 2 të FX series Fargo, ku ata kishin luajtur rolin e një çifti të martuar.
Lajmi se ata janë fejuar u përhap në muajin janar të vitit 2017 kur Dunst u pa me unazë të fejesës në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globe.
Në muajin qershor, aktorja kishte pranuar se të rrisë familjen është diçka që ajo e ka në mendje.