Lajmet e fundit

Kinemaja ABC me rastin e festave te fundvitit, mbyll vitin me dy premierat e fundit për vitin 2015, të cilat do të shfaqen nga dita e enjte 24 dhjetor.
Premiera e filmit “ALVIN AND CHIPMUNKS; The Road Chip” shfaqet çdo ditë në ora 17:00, ndërsa gjatë vikendit në ora 15:00 dhe 17:00.
Ndërsa premier e dytë është ajo e filmit “SISTERS” që do të shfaqet çdo natë në ora 22:00.
Programi i shfaqjes se filmave në Kino ABC nga data 24 Dhjetor 2015 është si më poshtë:
Çdo ditë në ora 17:00 – “ALVIN AND THE CHIPMUNKS: The Road Chip”
I Animuar/Aventurë/Komedi; 1orë 26 min
TEMA: Në mesin e shumë keqkuptimeve, Alvini, Simoni dhe Theodori fillojnë të besojnë se Dejvi do t’i propozojë të dashurës së tij në Majami… dhe ta braktisë atë. Ata kanë tri ditë për ta ndaluar atë që ta bëjë këtë propozim, jo vetëm që të mos e humbasin Dejvin, por edhe që të mos e fitojnë një gjysmë vëlla.
Rolet: Jason Lee, Justin Long, Mathew Gray Gubler, Jesse McCartney, Christina Applegate, Anna Farris, Bella Thorne, etj.
Regjia: Walt Becker
Gjatë vikendit filmi shfaqet në ora 15:00 dhe 17:00:
Në ora 19:00 – “STAR ËARS: Episode VII - The Force Aëakens” në 3D
Aksion/Aventurë/Fantazi: 2 orë 16 min
TEMA: Tridhjetë vjet pas mundjes së Perandorisë Galaktike, Han Solo dhe aleatët e tij ballafaqohen me nje kërcënim të ri nga i ligu Kilo Rend dhe armata e tij.
Rolet: Harrison Ford, Mark Hamil, Daisy Ridley, Carrie Fisher, Gëendoline Christie, Adam Driver, etj.
Regjia: J.J. Abrams
http://www.starwars.com/the-force-awakens/
Në ora 22:00 – “SISTERS”
Komedi; 1 orë 58 min
TEMA: Historia për dy motra të shkëputura, që kthehen në shtëpi për ta pastruar dhomën e fëmijërisë së tyre para se prindërit ta shisnin shtëpinë. Për ta rikthyer famën e vjetër, ato bëjnë një festë me miqtë e shkollës, ku ndodhin shumë peripeci.
Rolet: Amy Poehler, Tina Fey, John Cena, John Leguizamo, James Brolin, etj.
Regjia: Jason Moore