Lajmet e fundit

Të paktën 18 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë konsiderohen të zhdukur pas fundosjes së anijes në Hubei të Kinës.
Një ditë pasi fundosjes, ekipet e shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuarit, transmeton Klan Kosova.
Në bord të anijes ishin gjithsej 458 prej të cilëve shumica rezultojnë të zhdukur.
Deri më tani ekipet e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë 15 persona.
Sipas mediave vendore, kapiteni dhe kuzhinieri i anijes janë duke u mbajtur në paraburgim.