Lajmet e fundit

Janë angazhuar përpjekje të mëdha të shpëtimit në të gjitha zonat në një provincë të Kinës.
Kjo ngase provinca Guangdong, u godit nga tajfuni Mujigae, dhe preku edhe shtetet fqinje të Kinës jugore.
Qendra Kombëtare Meteorologjike (NMC) lëshoi një njoftim të hënën për të paralajmruar për tajfunin e 22 të vitit për reshjet e rënda, shkruan Reuters, përcjellë Klan Kosova.
Një total prej 230,000 banorësh lokal janë zhvendosur në zona të sigurta, ndërsa 4,6 milionë banorë të tjerë u prekën, nga tajfuuni Mujigae, duke lënë edhe pasoja në objektet energjetike e që kanë filluar të riparohen.
Pas kësaj atmosfere të trishtë të shkaktuar nga natyra, moti pothuajse në ditën e martë u kthye në normale, ndërsa rrugët mbetën të dëmtuara megjithatë trafiku po normalizohet, transmeton Klan Kosova.