Lajmet e fundit

Kina ka njoftuar se do të hapë kufirin e saj me Hong Kongun të dielën, duke i dhënë fund tre vjetëve të kufizimeve pandemike që e kanë izoluar qendrën financiare nga shteti kinez.
Banorët e Hong Kongut që udhëtojnë për në Kinë nuk do të duhet më të karantinohen ose t'i nënshtrohen një testi për COVID-19 pasi të mbërrijnë.
Kjo është si pjesë e nismave për të rifilluar udhëtimet ndërkufitare në mënyrë "graduale dhe të rregullt", thanë nga Zyra e Çështjeve në Hong Kong dhe Macau të Kinës.
Vizitorët do të duhet të kenë një rezultat negativ të testit për COVID-19 brenda 48 orëve para fluturimit, dhe më pas duhet të plotësojnë një deklaratë shëndetësore.
Gjithashtu, Pekini do të rifillojë lëshimin e vizave të udhëtimit dhe biznesit për banorët e Kinës për të udhëtuar në Hong Kong.
Më shumë se 236 milionë udhëtime në vit janë bërë përtej kufirit përpara pandemisë, sipas të dhënave të qeverisë.
Lëvizjet vijnë pasi Pekini tha se do të rihapë kufijtë e tij ndërkombëtarë dhe do të heqë karantinën e detyrueshme nga 8 janari, shkruan AlJazeera, transmeton Klankosova.tv.