Lajmet e fundit

Ministria e Jashtme kineze thotë se dënon sulmin ndaj spitalit në Gaza, megjithëse nuk e fajëson në mënyrë eksplicite Izraelin ose militantët palestinezë.
“Kina është e tronditur dhe dënon fuqishëm sulmin në spitalin në Gaza, i cili ka shkaktuar viktima masive”, tha një zëdhënës.
“Ne ndjehemi keq për viktimat dhe urojmë shërim për të lënduarit".
"Kina bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe ndërprerje të armiqësive dhe për të shmangur një fatkeqësi humanitare edhe më të keqe", thuhet nga zyrtari kinez, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.