Lajmet e fundit

Kina ka bërë të ditur se kërkesa ndaj udhëtarëve që hyjnë atje për t'u vendosur në karantinë do të përfundojë më 8 janar.
Kjo është masa e fundit në një seri kufizimesh që do të hiqen pasi Kina do të ndalojë politikën e saj zero-COVID.
Që nga marsi i vitit 2020, të gjithë pasagjerët që mbërrijnë në Kinë duhet t'i nënshtrohen karantinës së detyrueshme.
Por kohëzgjatja e karantinimit është zvogëluar në mënyrë progresive, nga tre javë në vetëm pesë ditë aktualisht.
Kina e ka ndaluar publikimin e statistikave të COVID-it, por mendohet se mijëra njerëz mund të vdesin çdo ditë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.