Lajmet e fundit

Kina po kundërshton hetimet e paralajmëruara amerikane për origjinën e koronavirusit, duke akuzuar Washingtonin se po provon të politizojë kërkimet.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, urdhëroi të mërkurën (26 maj) Agjencitë e Inteligjencës Amerikane që për një periudhë prej tre muajsh t’i raportonin atij nëse koronavirusi i ri e ka burimin te kafshët apo nga ndonjë aksident laboratorik, njofton Klan Kosova.
Siç shkruan The Guardian, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian, të enjten akuzoi SHBA-në se po përpiqet të fajësojë Kinën për pandeminë dhe mbrojti qëndrimin tashmë të njohur kinez se, koronavirusi nuk ka dalur nga laboratori.
Ai theksoi se ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) kishin ardhur në përfundim në muajin shkurt se dalja nga laboratori ishte “jashtëzakonisht e pamundur”.