Lajmet e fundit

Bon Jovi e ka shtuar edhe një koncert në Taiwan këtë muaj dhe një koncert tjetër në Bangkok, pasi koncertet e rok grupit në Kinë janë anuluar në mënyrë të befasishme, transmeton Klan Kosova.
The Financial Times ka raportuar se Ministri i Kulturës në Kinë ka zbuluar që grupi muzikor një herë e ka shfaqur fotografinë e Dalai Lama në videon e sfondit gjatë koncertit të tyre në Taiwan në vitin 2010.
Partia Komuniste e ka denoncuar udhëheqësin shpirtëror tibetian si separatist, dhe Pekini është i ndjeshëm ndaj çdo mbështetjeje që qeveritë e huaja dhe njerëzit e famshëm e kanë për Dalai Lama.