Lajmet e fundit

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar 2017 do të mbahet sonte, e për çudi gjithë programin do ta drejtojë një personazh të cilin jeni mësuar ta shihni shpesh në programe televizive.
Jimmy Kimmel ka fatin që të përjetojë për herë të parë ndjenjën e prezantimit të gjithë spektaklit gjigant të Academy Awards, njofton Klan Kosova.
Ndonëse ka përvojë të shumtë në emisionet e natës, pasi ai njihet për prezantimin e ceremonive dhe gala mbrëmjeve të ndryshme siç janë Emmys, ESPY Awards and American Music Awards, Kimmel asnjëherë nuk kishte mundësinë për të qenë pjesë e natës më të madhe të vitit për yjet e botës.
Kur u pyet Jimmy se si erdhi që ai të zgjidhet Drejtues i Programit, ai liroi përgjigjien e tij të shoqëruar me një shaka!
‘’Po ata pyetën rreth 14 persona për të drejtuar Oscars 2017, të gjithë ata refuzuan dhe pastaj dola unë. Unë me të vërtetë isha i befasuar’’ u shpreh Kimmel duke shtuar se producentët ishin ata të cilët vendosën për një gjë të tillë duke pasur parasysh eksperiencën e tij të gjerë në lidhje me shoë programet televizive, njofton Klan Kosova.