Lajmet e fundit

Kim Kardashian e cila është nënë e dy fëmijëve, Saint dhe North, po e pret ardhjen në jetë të fëmijës së tretë.
Gjatë një interviste me Ellen DeGeneres, Kim aksidentalisht ka zbuluar që po pret një vajzë.
Përderisa ishte duke treguar se si po e pret vajza e saj North ardhjen e bebes, ajo i është referuar me "motrës së saj", kështu duke treguar gjininë.
Kim gjithashtu ka treguar që ende nuk kanë vendosur për emrin.
Ky fëmijë do të lind në janar të vitit të ardhshëm përmes një surrogate.