Lajmet e fundit

Kim Kardashian bëri një paraqitje në Jimmy Kimmel Live, për të luajtur lojën “3 Ridiculous Questions”, transmeton Klan Kosova.
Një nga pyetjet që Jimmy ia bëri Kim ishte se cila nga motrat e saj të famshme do të kishte më shumë gjasa ta padisë atë.
“Kourtney”, u përgjigj Kim. “Ajo është e pamëshirshme”.
Më pas, ajo u pyet nëse Kourtney kishte kërcenuar ndonjëherë për ta paditur atë, dhe ajo u përgjigj: “Ndoshta si shaka. Kur e përdora karakterin e saj në një video-lojë”, shtoi ajo.