Lajmet e fundit

Shpesh në jetë mendojnë se si do të ishte jeta jonë nëse disa njerëz do i takonim më herët.
Kështu po mendon edhe ylli i showbizit botëror, Kim Kardashian.
Ajo është shprehur se është penduar që nuk ka filluar një lidhje më herët me Kanye West.
Ajo gjithashtu është penduar shumë për dy martesat e saj të dështuara, me Damon Thomas dhe Kris Humphires.
“Me të parin isha fëmijë dhe atëbotë isha e re dhe budallaqe”.
“Në martesën e dytë, unë ndjeja që jemi shokë të ngushtë dhe që martesa do të na ecë”, është shprehur Kardashian.
Kim që tani është shtatëzënë me fëmijun e dytë, nga martesa me këngëtarin Kanye West, mendon që ka bërë shumë gabime që e kanë lënduar Kanye, përpara fillimit të lidhjes së tyre në vitin 2012.
Më pas, ajo shprehet se me të është ndjerë më ndryshe se më gjithë të tjerët, dhe pendohet që nuk e kishte filluar më herët lidhjen me të.