Lajmet e fundit

Botimet “Saras” kanë promovuar sot në orën 13.00 në Panairin e 18-të të librit që hap siparin në Pallatin e Kongreseve romanin “Shpërngulja e të vdekurve”, në praninë e autorit Kim Mehmeti.
Një rrëfim i jashtëzakonshëm mbi të shkuarën, ndërtuar përmes personazhesh që na kujtojnë forcën e identitetit tonë…
Kim Mehmeti, një nga personazhet më të njohura të letërsisë shqipe këto tri dekadat e fundit do të jetë sot në një diskutim të hapur përballë lexuesve, mbi romanin e tij të fundit “Shpërngulja e të vdekurve”, botuar nga “Saras”.
Aktiviteti do të zhvillohet në orën 13.00 në sallën ovale, në Pallatin e Kongreseve, ku sot hapet sipari i 18 i Panairit të Librit. I shkruar në një stil të veçantë, romani në të përfshin që në faqet e para, duke të bërë pjesë të historisë, e cila ngjason si një rrëfim autobiografik i shkrimtarit.
Një rrëfim i cili papritur i ngjason historisë tënde ose historive që ke dëgjuar shpesh në diskutime familjare. Kjo, pasi subjekti i këtij romani, është i lidhur fort me identitetin tonë historik.
Një nga zërat më aktivë për sa i përket çështjes shqiptare, sidomos në Maqedoni, Mehmeti ka bërë me këtë roman një “kushtetutë shpirtërore të shqiptarëve”.
Përmes rrëfimeve të gjyshes së tij imagjinare, që u ngjan aq shumë gjysheve të secilit prej nesh, portretizohet mendja femërore shqiptare, e cila gjithnjë ka qenë e aftë të ruajë kujtesën.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë: