Lajmet e fundit

Në një përpjekje për të forcuar sigurinë e saj, Kim Kardashian, e sheh të arsyeshme të punësojë trupa të dyfishtë të sigurisë.
Diçka e tillë pas gjithë përvojës së saj të hidhur, e të tmerrshme të natës së diel, derisa pesë grabitës të armatosur hyn në apartamentin e saj në Paris, duke plaçkitur bizhuteri të Kim Kardashian, në vlerë prej 11 milionë dollarësh, njofton Klan Kosova.
Sipas Page Six, ekziston një grup, që ndjek çdo lëvizje të Kim, prandaj edhe i është rekomanduar një ekip e saj e re e sigurimit.
Fëmijët e çiftit Kim dhe Kanye raportohet se tashmë kanë ekipet e tyre të sigurimit.
Kjo pasi sipas anëtari të familjes Kardashian, frika më e madhe e Kim Kardashian është ''rrëmbimi'' i fëmijëve të saj.
‘’Ajo më herë nuk ka dashur të harxhojë para për siguri të armatosur, por tani ajo ka kuptuar që familja e saj ka nevojë për mbrojtje 24 orësh’’, ka përfunduar një i afërm i familjes Kardashian, përcjellë Klan Kosova.