Lajmet e fundit

Jemi mësuar ta shohim Kim Kardashian tek pozon e zhveshur, duke bërë shoping apo në ndonjë event special ku ajo merr pjesë.
Ndërsa, fotografitë e fundit, të cilat ishin shumë, të postuara nga Kim në instagramin e saj, janë më të veçanta, transmeton Klan Kosova.
Ajo e ka prezantuar nipin e saj, djalin e motrës së saj Kourtney Kardashian.
Kim ka nxjerrë jashtë shpirtin e saj prej fëmije duke bërë lloj lloj mimika me fytyrë.
Ylli i realit show “Keeping up with the Kardashians” dhe gruaja e reperit të famshëm Kanye West, është nëna e një vajze, North West dhe tani është në pritje të fëmijës së saj të dytë.
Nuk është bërë ende publike gjinia e fëmijës që po e pret, por disa thashetheme kanë qenë pjesë e faqeve rozë, se Kim dhe Kanye do të bëhen me djalë.