Lajmet e fundit

Harroni gjithçka që menduat se dinit për të ashtuquajturën shtatzëninë e Kylie Jenner, sepse motra e madhe e saj, Kim Kardashian tani po i quan “raportime të rreme”.
Pas thashethemeve që qarkulluan se Caitlyn Jenner kishte “konfirmuar” shtatzëninë e Kylie, Kim ka folur përmes Twitter-it për të thënë, se në të vërtetë kjo nuk ka ndodhur kurrë, transmeton Klan Kosova.
Kim zbuloi se Caitlyn nuk ka folur me askënd rreth spekulimeve të shtatzënisë së vajzës së saj – të paktën jo për shtypin.
“Dhe duke folur për tregime të rreme... Mediat kanë postuar citime të rreme të Caitlyn sepse ajo nuk ka folur me askënd”, ka shkruar ajo.