Lajmet e fundit

A do të jep leksione rreth fotografive selfie Zonja e Parë e ardhshme e Amerikës?
Kim Kardashian ka qenë e ftuar në emisionin The Ellen DeGeneres Show të mërkurën, ku ka diskutuar rreth deklarimit të fundit të Kanye West rreth planeve të tij presidenciale për vitin 2020.
Si duket reperi i hitit “All Day” nuk e ka përgatitur gruan e tij para se ta bënte zbulimin e madh në Video Music Award gjatë muajit të kaluar.
“Ishte lajm edhe për mua, meqë ai nuk e ka diskutuar më parë një ide të tillë. Është e çuditshme apo jo, të mos diskutohet një gjë kaq e madhe më bashkëshorten”, ka thënë Kim.
“Besoj se ai është serioz në këtë aspekt, dhe unë e di që nëse ai e vendos mendjen e tij në një pikë, do ta bëjë më të mirën e mundshme. Ka qenë magjepsëse të dëgjoje biseda rreth asaj ngjarjeje që nga dita e fjalimit të tij. Nuk e di nëse e gjitha ishte e planifikuar, apo ideja i ka ardhur në atë moment”, ka shtuar zonja West.