Lajmet e fundit

Së fundmi Kim Kardashian shpesh është fotografuar duke e prezantuar figurën e saj të dobët gjatë pushimeve në Punta Mita në Meksikë.
Mirëpo mesa duket, ajo ka dashur të bëjë një lojë me ata që mezi presin të shkrepin një fotografi të sajën nga larg. Ose ndoshta është lodhur duke e parë veten gjithmonë në faqet e para të revistave të showbiz-it.
Të shtunën Kim Kardashian, pushoi së shfaquri në publik.
Por 25 vjeçarja ka vepruar me shumë dinakëri, duke e nxjerrë një shoqe të sajën që i ngjanë shumë në publik. Ajo po mbante veshur pothuajse të njëjtat biline sikurse Kim në fillim të kësaj jave, në mënyrë që t’i mashtronte paoarazz’it, shkruan TMZ, transmeton Klan Kosova.






