Edhe pse tani martesa e tyre është prishur, Kim Kardashian dhe Kanye West vazhdojnë të mbajnë marrëdhënie të mira për hir të fëmijëve të tyre.
Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” në një intervistë ku të pranishme ishin edhe motrat e nëna e saj u pyet haptazi për ndarjen e saj me tashmë ish-bashkëshortin dhe ajo nuk ka hezituar të flasë.
“Unë do të jem përgjithmonë adhuruesja më e madhe e Kanye. Ai është babai i fëmijëve të mi, Kanye do të jetë gjithmonë familja ime’’, është shprehur Kim.
Ndërkohë Kanye është parë në një pushim romantik në Francë me modelen ruse, Irina Shayk, ish-partneren e Bradley Cooper,ndërsa Kim tani thotë se do të donte të dilte me dikë që nuk është në vëmendjen e publikut.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.