Lajmet e fundit

Nënës së Kim Kardashian, Kris Jenner, i ishte dashur që shtëpinë që e ka në Los Angeles, t’ia lëshojë të bijës që ajo të jetojë aty me bashkëshortin Kanye west dhe dy fëmijët e saj.
Por duket se Kris Jenner më në fund do t’i kthehet shtëpia e do ta ketë të tërën për vete, për shkak se Kim Kardashian dhe Kanye West, kanë thënë se po zhvendosen bashkë me dy fëmijët e tyre, North the Saint.
Janë bërë pothuajse tri vjet që kur çifti i martuar ishte shpërngulur në shtëpinë e Kris, në mënyrë që shtëpia që kanë ata në Hidden Hills në Los Angeles, të rinovohej, shkruan gazeta amerikane e Showbiz-it TMZ, transmeton Klan Kosova.