Lajmet e fundit

Kim Kardashian dhe Kanye West janë përfolur për një ndarje të mundshme ditëve të fundit.
Dyshja thuhet se janë të vendosur të divorcohen derisa këto informata janë akoma të pakonfirmuara dhe vijnë nga revista Life & Style, transmeton Klan Kosova.
Sipas këtyre burimeve thuhet se grindjet mes të dyve kanë ardhur pas lindjes së djalit të tyre Saint.
Burimet e njejta thonë se Kim është zemëruar shumë me bashkëshortin e saj pas grindjes që ai kishte me disa reperë.
“Ajo tha se kurrë nuk ishte ndjerë më e poshtëruar në jetën e saj. Ajo ishte aq e zemëruar duke thënë se nuk do ta lejonte Kanye në shtëpi. Ajo ndryshoi të gjitha kodet dhe kërkoi sigurimin për të futet brenda” ka thënë burimi.
Ajo ishte zemëruar me Kanye për armiqësinë e tij me Amber duke thënë se ajo i beson çdo fjale të asaj që ka shkruar Amber.
“Kim i ka thënë Kanye se ai duhet të ndjehet i turpëruar me veten për atë çka ai i ka bërë asaj dhe familje”.
Thashethemet që janë përhapur thonë se çifti e ka konsideruar divorcin pas këtyre momenteve.
Ndryshe, mbetet të shihet nëse këto thashetheme qëndrojnë derisa çifti as nuk ka mohuar e as pohuar një gjë të tillë.