Lajmet e fundit

Kim Kardashian e ka anuluar festën e ditëlindjes, për shkak se nuk është në gjendje të mirë emocionale.
Sipas revistës E! News ajo po merr ndihmë profesionale pas traumës që ka pësuar duke qenë viktimë e një grabitjeje, ku hajdutët i morën stolitë në vlerë prej 11 milionë dollarësh në Paris.
Ajo së fundmi edhe ka paditur një gazetë, për shkak të shpifjeve që bëri për të.
“Viktima e një grabitjeje traumatike dhe të armatosur në Francë, Kim Kardashian, është kthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për tu riviktimizuar sërish, por kësaj here nga një tabloid që merret që ka publikuar një seri artikujsh ku asaj i referohen si gënjeshtare dhe hajdute”, thuhet në padi, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
