Lajmet e fundit

Përpos me nderime të larta, Kim Jong Un u prit edhe me brohoritje e entuziazëm, në vizitën në selinë e tij të parë publike forcave të marinës shtetërore.
Kjo befasi e udhëheqësit koreano-verior përkon me ditën zyrtare të kësaj pjese të ushtrisë, që është 27 gushti.
Paraqitjet televizive të liderit suprem zakonisht transmetohen me disa ditë vonesë, për shkak të redaktimeve nga pushteti.
Gjatë fjalimit me këtë rast, Kim tha se njësive ushtarake të çdo shërbimi do t'u jepen armatime të reja në përputhje me vendimin e qeverisë për të zgjeruar funksionimin e armëve taktike bërthamore.
Ai po ashtu lëvdoi marinën kur deklaroi se ajo do të bëhet një komponentë e rëndësishme dhe strategjike e parandalimit të sulmeve të mundshme bërthamore nga jashtë, por edhe për ato që vendi mund t’i kryejë ndaj vendeve armike.
Kim shtoi se ujërat jashtë Gadishullit Korean janë bërë të paqëndrueshme "me rrezikun e një lufte bërthamore" për shkak të armiqësive të udhëhequra nga SHBA-ja.