02.03.2019 · përditësuar para 2709 dite1 min lexim
Udhëheqësi i Koresë Veriore, Kim Jong Un, është larguar nga Vietnami pas samitit të tij të dytë me Presidentin amerikan, Donald Trump, që u zhvillua në Vietnam.
Mirëpo udhëheqësi komunist po kthehet në vendin e tij të izoluar me duar të zbrazëta, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Oferta e tij për çmontimin e uzinës bërthamore në këmbim të heqjes të të gjitha sanksioneve është refuzuar nga Shtetet e Bashkuara.
Presidenti Trump ka thënë para gazetarëve se marrëveshja dështoi për shkak të kërkesave të papranueshme zyrtarëve nga Koreja e Veriut.
"Në parim ata donin që të gjitha sanksionet të pezulloheshin dhe ne nuk mund ta bënim një gjë të tillë", ka thënë Presidenti Trump.
Udhëheqësit e dy vendeve kanë thënë se e kanë ndërmend t’i vazhdojnë bisedimet, mirëpo nuk kanë dhënë ndonjë datë se kur mund të ndodhë samiti i ardhshëm.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.