Lajmet e fundit

Nuk është e zakonshme që një vajzë ta bëjë lëvizjen e parë në raport me një mashkull. Por kur bëhet fjala për Kim Kardashian, këto zakone bien poshtë.
Ajo e ka pranuar se ishte ajo e parë që filloi ta pëlqente Kanye-n, transmeton Klan Kosova.
“Unë e kam ndjekur e para”, ka thënë Kim.
Kanye West e kishte pranuar se Kim i pëlqente shumë kohë para se të lidheshin bashkë.
Edhe pse shumë shpesh nga mediat u supozua se ishte Kanye ai i cili e shfrytëzoi “zemrën e thyer” të Kim, pasi u nda me Kris Humphries, kjo po del të jetë ndryshe. Kim ka zbuluar se në fakt ishte ajo që e bëri lëvizjen e parë.
“Kishin kaluar gjashtë muaj që kur isha single dhe nuk kisha pse të prisja më” ka thënë Kim për Acces Hollywood.