Lajmet e fundit

Ylli i shfaqjes televizive amerikane “Keep Up With the Kardashians” i ka falënderuar të gjithë ata që u lutën për jetën e burrit të motrës së saj, basketbollistit Lamar Odom, pasi ky i fundit kishte rënë në koma pasi kishte abuzuar me substanca narkotike dhe viagra.
“Kam besim në ju. Kam besim në energjinë pozitive dhe tek lutjet! Ju faleminderit të gjithë juve që u lutët. Jam shumë e lumtur për ty Kendall dhe për ty Lammy! Zoti është i mirë”, ka shkruar ajo në profilin e saj në instagram, transmeton Klan Kosova.
https://instagram.com/p/890p98OS2I/
Gjendja shëndetësore e basketbollistit Lamar Odom është përmirësuar jashtëzakonisht shumë. Ai ka dalë nga koma dhe tani është shumë më mirë.
Burimet afër kësaj situate kanë thënë se testet e zemrës së Lamar mëngjesin e së premtes kanë zbuluar se funksioni i zemrës së tij është “shumë më i mirë”.
Lamar Odom ka shpenzuar një pasuri prej 75.000 dollarë tek shtëpia publike Love Ranch South për vetëm tre ditë, transmeton Klan Kosova.
Burimet nga ky vend tregojnë se punëtorët e kësaj shtëpie publike e kanë marrë atë nga shtëpia e tij në Vegas dhe e kanë sjellë aty, një rrugë kjo e gjatë më shumë se 112.000 kilometra.
Kur Odom mbërriti aty, ai zgjodhi dy vajza, të cilat do të qëndronin me të gjatë gjithë kohës.
Lamar e kishte një suitë VIP, dhe e gjithë kjo me dhomën, bordin dhe vajzat , në total i kushtoi 75 mijë dollarë.