Lajmet e fundit

Kim Kardashian është parë në publik për herë të parë që nga postimi i videos ku Taylor pajtohet me tekstin e këngës Famous të bashkëshortit të saj.
Ylli televiziv buzëqeshej me shumë se zakonisht gjatë rrugës për në Milk Studios në Los Angeles ditën e martë.
35 vjeçarja dukej mjaft e vetëkënaqur me të bëmat e saj gjatë zënkës së fundit me Taylor Swift, ku tregoi që këngëtarja ka gënjyer kur ka thënë që nuk ka aprovuar tekstin e këngës Famous.
Kim kishte të veshur pantallona të ngushta dhe maicë të gjerë mbi të cilën kishte të veshur një korsetë.





