Lajmet e fundit

Duket se Kim Kardashin nuk do që të humb kohë për ta rikthyer trupin e saj pas lindjes së djalit në muajin e ardhshëm – dhe madje raportohet se 35 vjeçarja shtatzënë madje po planifikon që të bëjë edhe operacione plastike që t’i del në ndihmë këtij synimi të saj.
“Kim do të bëjë operacione plastike masive pas lindjes”, ka thënë një burim për Radar Online, transmeton Klan Kosova.
Ky burim më tej ka shtuar se ajo do që t’i rregullojë gjinjtë e saj, palosjen e barkut dhe tkurrjen e lëkurës. Ajo nuk planifikon ta fillojë këtë punë menjëherë të njëjtën ditë kur edhe do të lindë, sepse shtatzënia e saj është e rrezikshme.
Duke e pasur parasysh se sa e trishtuar ka qenë ajo gjatë gjithë shtatzënisë, nuk jemi të befasuar nga fakti që dëshiron t’i rikthejë format e saj – por mund ta ketë të vështirë ta bindë bashkëshortin e saj, Kanye West për këtë.
“Operacionet janë tema e nxehtë për Kanye, sepse ai e ka humbur nënën e tij gjatë një operacioni plastik. Kjo është një temë e ndjeshme për të”, ka shtuar burimi.
Kim dhe Kanye janë martuar në maj të vitit 2014 dhe tashmë janë prindër të vajzës dy vjeçare, North.