Kim Kardashian iu bashkua bashkëshortit të saj Kanye West, prodhuesit legjendar Dr. Dre dhe gruas së tij Nicole Young, në festën e 50 vjetorit të lindjes së yllit Diddy.
Festa, e prezantuar nga Ciroc Vodka, u mbajt në në rezidencën 40 milionë dollarëshe të këngëtarit në Holmby Hills të shtunën në mbrëmje.
Kim tërhoqi vëmendjen e të gjithëve e veshur në një fustan të artë, përderisa Kanye dukej i mprehte i veshur në një kostum.
Natyrisht ylli televiziv kishte theksuar linjat e saj, përderisa me flokët e gjata kishte realizuar një dukje natyrale.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.