Lajmet e fundit

Kim Kardashian West dhe bashkëshorti i saj Kanye West thuhet se ishin në shënjestër të hajdutëve të premten.
Incidenti u raportua fillimisht nga TMZ, dhe më vonë E! News konfirmoi se dy të dyshuar ishin parë në rezidencën në Bel Air të çiftit, herët në mëngjes, transmeton Klan Kosova.
Departamenti i Policisë në Los Angeles, njoftoi se autoritetet kishin qenë të njoftuar për një vjedhje të një automjeti në orën pesë të mëngjesit, por nuk ishte e qartë nëse makina në të vërtetë i përkiste Kim dhe Kanye.
Sipas policisë, një dëshmitar pa një të dyshuar që hyri dhe doli nga një makinë para se të ikte me një të dyshuar që ishte fshehur në disa shkurre dhe u konfirmua se i dyshuari i parë u përpoq të merrte gjëra personale nga makina.
Një hetim mbi incidentin ende është duke vazhduar, por Digital Spy ka mësuar se makina në fjalë i përkiste një anëtari të stafit.
Lajmi për incidentin vjen pakë më shumë se një vit pasi Kim u plaçkit me armë nga disa grabitës të armatosur të veshur si policë në Paris.
Hajdutët vodhën vlerë prej 8.5 milion dollarë stoli, duke përfshirë edhe unazën e fejesës të Kanye West.