Lajmet e fundit
Koreja e Veriut e ka anuluar papritmas vizitën e sekretarit të përgjishëm të OKB-së,Ban Ki-Moon një ditë para se ai të shkonte në vendin komunist.

Ban kishte planifikuar që të enjten të vizitonte një kompleks industrial në zonën ekonomike Kaeson, e cila udhëhiqet nga të dyja Koretë.
Duke folur në një forum në Seul, shefi i OKB-së tha se nuk i janë dhënë shpjegime për anulimin.
Ban do të ishte shefi i parë i OKB-së që do të vizitonte Korenë Veriore në më shumë se 20 vjet.
Qëllimi i vizitës së tij në vendin që udhëhiqet nga Kom Jong un ishte që të nxisë pajtimin mes shtetit komunist dhe bashkësisë ndërkombëtare.