Lajmet e fundit

Ambasadorja e Turqisë, në Kosovë – Kivilcim Kiliç, ka vizituar sot zyrat e Komisionit për Integrime Europiane.
Kivilcim Kiliç, u prit nga Kryetarja e Komisionit për Integrime Europiane, Njomza Emini, ku gjatë këtij takimi u tha se Turqia, vazhdon ta mbështes Kosovën në rrugën e saj të shtetformimit, njofton Klan Kosova.
Emini, falënderoi Ambasadoren Kiliç për mbështetjen e vazhdueshme zyrtare, derisa kjo e fundit tha se e ardhmja e Kosovës do të jetë Bashkimi Europian.