Lajmet e fundit

Mijëra kilianë kanë dalë për të protestuar në qytetin Iquique, duke i valëvitur flamujt kilianë dhe duke e kërkuar dëbimin e atyre që i quajnë kriminelë të huaj.
Disa madje i shqyen tendat, ku po strehohen migrantët nga Venezuela dhe njëri madje u rrah nga turma.
Është shënuar një rritje e numrit të venezuelasve që kanë ikur nga vendi i tyre pas kolapsimit ekonomik dhe kanë vajtur në Kili.
Protesta ka mbledhur katër mijë njerëz dhe ata qenë nxitur nga një video, ku shihen dy policë kilianë duke u sulmuar në një pikë kufitare nga dilerët venezuelas të drogës.