Lajmet e fundit

Emisioni hulumtues Kiks Kosova në Klan Kosova do të trajtojë temën se si Lulëzim Begaj, pronari i 25 hektarëve tokë që ia dha Albin Kurti, ka aksione në firmën Perutnina Ptuji, me oligarkë të dyshimtë.
Pas hulumtimeve, pronari i 25 hektarëve tokë që ia dha Kurti, Begaj kanosi ekipin e Kiksit.
E, një nga ministrat e Kurtit, Hekuran Murati, duket se i ka hyrë tregjeve botërore. Kiksi do të tregojë sonte se si nga Ferizaj, Murati arriti të ketë aksione në Volkswagen, Tesla, Netflix dhe kompaninë e sigurimeve, Allianz SE.
Kiksi po ashtu gjatë këtij emisioni do të tregojë se a i bleu Qeveria Kurti, votat e punëtorëve të Postës.
Gjithashtu do të shfaqen veturat milionëshe të djemve të dostit të Hysen Durmishit, Bujar Shabanit të kompanisë “BAGERI”.