Lajmet e fundit

Puna e Komunës së Prishtinës dhe kryetarit të saj Përparim Rama, do të jetë në fokus të hulumtimeve që po i bën emisioni Kiks Kosova, gjatë gjithë javës së ardhshme.
Autoret e emisionit më të mirë hulumtues në vend, janë duke përgatitur shumë materiale, në të cilat, siç thonë, do të shpërfaqen punë të dëmshme që është duke bërë pushteti aktual në kryeqytet.
Investigimet e Kiksit do të nxjerrin në pah, sipas autoreve, fakte me të cilat do të dëshmohet keqpërdorimi i pozitës dhe detyrës zyrtare nga udhëheqësit komunalë, pastaj dëmtimi i qëllimshëm i buxhetit komunal, manipulimi me fatura e po ashtu edhe favorizimi dhe privilegjimi i bizneseve dhe kontraktorëve të afërt me përfaqësuesit e lidershipit të kryeqytetit, përfshirë vetë kryetarin Rama.
Të gjitha këto hulumtime do të mund t’i ndiqni nga e marta e 4 qershorit.